Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e mbajtur sot më 8 nëntor përmendi sërish progres-raportin për Shqipërinë. Berisha shprehet se progres-raporti e damkos vendin tonë si një narko-shtet. “Java ishte tejet e trishtë për narkoregjimin e Padrinos së Shqipërisë. Raporti i Komisionit Europian që është dhe raporti më i rëndësishëm për procesin më kryesor të Shqipërisë, avancimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, këtë vit ishte si asnjë vit më parë. Këtë vit raporti pasqyronte në tërësi në aspekte tërësore realitetin dramatik të Shqipërisë. Në raport, në çdo rresht, në çdo paragraf, Padrino dhe organizata e tij kriminale merrnin nga një damkë të zezë. Sipas raportit, zgjedhjet nuk plotësuan kriterin më themelor ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira, barazinë e palëve në garë...