Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson marrëveshjen si një zhvillim për t’u përshëndetur dhe shprehet se ajo është në interes të shqiptarëve që jetojnë në këto komuna. “Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje që është dhe interesi më i mirë i shqiptarëve në këto komuna të Serbisë”, shkruan Berisha. Ai u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe atyre në emigracion, të marrin pjesë në zgjedhje, duke nënvizuar rëndësinë e përfaqësimit politik të komunitetit shqiptar. “Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë shqiptarëve rezidentë në...