Berisha përkujton Azem Hajdarin dhe thërret demokratët në mobilizim: O sot o kurrë! Në sulm!

Berisha përkujton Azem Hajdarin dhe thërret demokratët në mobilizim: O sot o kurrë! Në sulm!

Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar figurën e liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit, duke e cilësuar atë si “tribunin legjendar të lirisë” dhe vrasjen e tij si “vrasja e shekullit për kombin shqiptar”. Përmes një mesazhi të gjatë, Berisha akuzon qeverinë socialiste të vitit 1998 për përgjegjësi në ekzekutimin e Hajdarit, të cilin e cilëson si “atentat terrorist shtetëror”. Sipas Berishës, vrasja e liderit të lëvizjes studentore ishte një akt hakmarrjeje ndaj një prej figurave kryesore të përmbysjes së sistemit komunist dhe vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Berisha thekson se 28 vite pas vrasjes, kujtimi i Hajdarit vijon të mbetet frymëzues për demokratët dhe shqiptarët. Ai vlerëson kontributin e tij në lëvizjen studentore të...