Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer këtë të shtunë në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas. Berisha u prit në Rinas nga mbështetës të tij, ndërsa gjatë një komunikimi me mediat ndau detaje nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë qëndrimit në SHBA. Ai tha se delegacioni shqiptar kishte udhëtuar me ftesë të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (IDU), si dhe me ftesë të drejtpërdrejtë nga Instituti i Lidershipit Amerikan. Duke folur për Konventën Republikane në Teksas, Berisha e cilësoi atë si një prej aktiviteteve më madhështore politike që kishte parë ndonjëherë, ndërsa u ndal veçanërisht te fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Berishës, mesazhet e Trump për rrezikun...
Burimi:
gijotina.com