Berisha paralajmëron “Shqiponjat” dhe RENEA: Do të përgjigjeni një për një para ligjit

Berisha paralajmëron “Shqiponjat” dhe RENEA: Do të përgjigjeni një për një para ligjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar efektivët e forcave “Shqiponja” dhe RENEA për ushtrim dhune ndaj protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, ai paralajmëroi se punonjësit e policisë që, sipas tij, kanë kryer shkelje, do të mbajnë përgjegjësi individuale përpara ligjit. Berisha e cilësoi situatën e krijuar në kryeqytet si një “ditë dhe natë terrori”, duke ngritur pretendime për përdorim të tepruar të forcës dhe mjeteve policore kundër demonstruesve. Një prej rasteve ku u ndal kreu i opozitës ishte ai i Erjon Vishkurtit, për të cilin deklaroi se ka humbur shikimin në njërin sy gjatë protestës. “Erjon Vishkurti humbi syrin. I diplomuar në gazetari, ndërkohë që në absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm ndaj askujt”,...