Berisha paralajmëron Ramën: Beteja me studentët do të jetë fundi yt

Berisha paralajmëron Ramën: Beteja me studentët do të jetë fundi yt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në mbështetje të protestës studentore dhe kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një prononcim për mediat nga selia e PD-së, Berisha e cilësoi tubimin si një mbështetje të gjerë për revoltën e studentëve dhe paralajmëroi se përballja me ta do të ketë pasoja politike për kryeministrin. Sipas kreut të demokratëve, në protestë janë bashkuar studentë, sindikata dhe forca politike opozitare, ndërsa qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në tubim. Berisha përdori gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për përdorim të dhunës ndaj studentëve. Ai deklaroi se përballja me lëvizjen studentore do të shënojë fundin politik të Ramës. “Sot, Shqipëria është...