“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal!

“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal!

Ish-deputeti dhe themeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, tha se Sali Berisha me vizitën në SHBA ka fituar vetëm bastin dhe sfidën e tij për të shkelur territorin amerikan, por sipas tij pyetja e madhe është me çfarë kosto e ka bërë këtë. Sipas Alibeajt, Berisha drejton një parti të përçarë e të gjymtuar, që s’ka forcë të influencojë axhendën politike. Alibeaj u shpreh se Berisha është kreu i PD dhe nuk mund të konsiderohet si lideri i të gjithë opozitës. “Berisha është kryetar, lider, i PD-së. Ka shumë parti në Parlament që s’e njohin as për lider, as për aleat. Është lider i partisë më të madhe, por jo i opozitës. Opozita janë disa. Është si të pomposh diçka që është në vdekje klinike....