Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vizitën si një nga udhëtimet më të rëndësishme për Shqipërinë. Në një prononcim për mediat para nisjes, Berisha tha se udhëtimi ka një rëndësi të veçantë dhe e krahasoi atë me vizitën e tij të parë në SHBA, në vitin 1991. “Sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991. Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës”, deklaroi Berisha. I pyetur nëse ky udhëtim lidhet me një objektiv personal apo me...
Burimi:
vizionplus.tv