Berisha nga Kukësi: Protestat i dhanë Ramës goditje politike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve të PD-së në Kukës, Has dhe Tropojë, ku ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Gjatë fjalës, Berisha e cilësoi qeverinë si një regjim armiqësor ndaj shqiptarëve, duke pretenduar se politikat e saj po nxisin largimin e qytetarëve nga vendi dhe po krijojnë hapësirë për ndikimin e drogës dhe mafies. Këto akuza u paraqitën si qëndrime të kreut të opozitës. Berisha falënderoi mbështetësit demokratë të qarkut të Kukësit për votën, të cilën e përshkroi si një mbështetje për pluralizmin politik, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve, përtej votës për Partinë Demokratike. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së tij ia kushtoi edhe protestave të muajve të fundit. Kreu...
Burimi:
ntv.al