Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë nga SHBA një mesazh, duke deklaruar se koha e ‘narkoshtetit’ po shkon drejt fundit. Berisha u shpreh optimist për të ardhmen e vendit dhe për mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë. ‘Nga toka e lirisë e shpall me besim: Koha e narkoshtetit po merr fund! Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku!’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha. Mesazhi vjen gjatë vizitës së kreut të PD-së në SHBA, ku ai ka zhvilluar takime me kongresmenë e senatorë të ndryshëm, të cilëve u ka përcjellë qëndrimet e opozitës për situatën politike në Shqipëri. Berisha ndodhet në SHBA, i ftuar për të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane në Teksas.