Berisha: Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari

Berisha: Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që nesër të dalin në krah të studentëve dhe nxënësve. Sipas tij, nesër protestuesit kanë nevojë më shumë se kurdo për mbështetjen e të gjithë qytetarëve. Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha: Mirëmbrëma. Të dashur qytetarë dhe qytetare, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, u drejtohem sonte para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por edhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve dhe qytetareve, të gjithë anëtarëve të diasporës tonë kudo që janë, të rinjve dhe të rejave në të katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë. Që nga data 13 gjer sot, në rrugët dhe...