Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pluralizmit, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Berisha deklaroi se mbi 90% e mediave në Shqipëri kontrollohen nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë dhe bizneset e lidhura me të. Sipas tij, mediat që nuk janë nën këtë kontroll përballen me presione, sulme ndaj gazetarëve dhe gjoba të rënda. Berisha e cilësoi “korruptimin e gjuhës” si një mjet sundimi, duke argumentuar se ai pengon mendimin e pavarur dhe e bën pluralizmin politik fiktiv. Në përfundim të fjalimit, kreu i PD kërkoi qëndrime dhe masa ndërkombëtare ndaj asaj që ai e cilësoi si “narkoshtet”, duke e lidhur këtë...
Burimi:
gijotina.com