Berisha: Mediat rumune zbulojnë se Vlora Hyseni u trajnua nga famozi Coldea
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një artikull të medias rumune ”Romaniatv.net”, që ngre pretendime për lidhjen profesionale mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-gjeneralit rumun Florian Coldea. Në artikull pretendohet se Hyseni është trajnuar nga Coldea gjatë periudhës kur ai shërbente si këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Berisha e ka sjellë këtë raportim në vëmendje të opinionit publik, duke e lidhur çështjen e Hysenit me rolin e Coldeas pranë qeverisë shqiptare. ”Çështja Vlora Hyseni rikthen në qendër të vëmendjes Florian Coldean dhe rolin e tij të pretenduar në strukturat shqiptare të sigurisë. Hyseni, ish-drejtuese e SHISH-it, është pezulluar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpie nga SPAK, nën dyshime për zbulim informacioni konfidencial dhe favorizim të një personi të kërkuar. Në...
Burimi:
kohajone.com