Berisha: Listat e hapura, kusht i panegociueshëm për Reformën Zgjedhore! Rama kërkon të hedhë në erë komisionin
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka rithyer në tryezën e diskutimeve Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa kreu demokrat ka bërë të qarta kushtet e opozitës për këtë reformë. Berisha ka deklaruar se listat e hapura për zgjedhjet parlamentare dhe për këshillat bashkiakë janë një kërkesë e panegociueshme për opozitën. Ai tha se hapja e listave është kërkesë edhe e partive të tjera opozitare. “Në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e Parlamentit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Rama ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme axhendën, me qëllim hedhjen në erë të komisionit. Vendimmarrja në komision bëhet me veto. Vegla e Ramës, Damian Gjiknuri, kërkon të miratojë axhendën pa votën e bashkëkryetarit tjetër. Këtë axhendë pala jonë nuk e pranon, pasi në të janë përfshirë...
Burimi:
kohajone.com