Berisha: Hyseni dhe Agasin e kuptuan që Rama i shiti dhe kanë filluar të flasin, Balluku e kërcënon me mesazhet

Berisha: Hyseni dhe Agasin e kuptuan që Rama i shiti dhe kanë filluar të flasin, Balluku e kërcënon me mesazhet

Lideri demokrat, Sali Berisha ka deklaruar se, sipas tij, ndryshimet ligjore të ndërmarra nga mazhoranca kanë një qëllim të drejtpërdrejtë: të zhvlerësojnë provat që mund të përmbajnë telefonat dhe komunikimet e Edi Ramës dhe njerëzve të tij të afërt. Në një prononcim për gazetarët pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së përmendi edhe emrat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, duke pretenduar se ata kanë nisur të flasin pasi, sipas tij, kanë kuptuar se Rama “i ka shitur”. Ndërsa i ndalur tek hetimet për Ballukun, Berisha tha se janë mesazhe të shumta që implikojnë kreun e qeverisë në afera korruptive. Tani çfarë ka ndodhur? Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama....