Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pesë vite pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur atë “non-grata”. Në një intervistë Berisha e ka cilësuar këtë rikthim si një triumf të së drejtës mbi atë që e quajti një lobim të mirëfilltë korruptiv të kryeministrit Edi Rama dhe filantropit George Soros. Sipas liderit të opozitës, ai nuk ka pasur asnjë dyshim se kjo ditë do të vinte, sepse sipas tij vendimi nuk mbështetej në asnjë dokument apo fakt të qëndrueshëm. Berisha shprehu mirënjohje për kongresmenin amerikan Lee Zeldin dhe gazetarët e Washington Times, të cilët sipas tij zbuluan se procedura ndaj tij nuk kishte kaluar në kanalet...