BERISHA ESHTE MJESHTER, SA HERE QE PD-KA KA DALE NE SHESH, KA FIKUR KAUZAT E DREJTA
Juristi Kreshnik Spahiu ka akuzuar Partinë Demokratike se po përpiqet të marrë drejtimin e revoltës dhe ta shndërrojë atë në një instrument politik në favor të Sali Berishës. Spahiu solli si paralele lëvizjen studentore të vitit 1990, duke pretenduar se Berisha përvetësoi atëherë kauzën e dhjetëra mijëra studentëve. Sipas tij, edhe sot ekziston rreziku që protesta e nisur me kërkesa të studentëve dhe qytetarëve të përfundojë nën dominimin e strukturave të PD-së. “Nga protesta do të përfitojë vetëm Berisha – deklaroi Spahiu, duke iu referuar përfshirjes së opozitës në tubimin e së shtunës. Ai argumentoi se PD ka një organizim politik që i jep mundësi të marrë drejtimin e protestës, edhe kur ajo nis jashtë strukturave partiake. Juristi komentoi edhe praninë e mjeteve të policisë...
Burimi:
ntv.al