Berisha drejt SHBA-së: Takim me shqiptarët e Amerikës më 6 shtator
Sali Berisha TIRANË-Çdo gjë duket se është gati për vizitën e kreut të Partisë Demokartike, Sali Berisha në SHBA. Pasi një ditë më parë u njoftua se Berisha ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së, një tjetër njoftim është bërë nga vetë kryedemokarti. Veç vizitës zyrtare, Berisha njofton se do të ketë edhe një takim me shqiptarët në Amerikë. Takimi, i titulluar “Freedom Works”, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center në Englewood, New Jersey. Sipas njoftimit të publikuar nga Berisha, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631. POSTIMI Pak ditë më parë, Berisha konfirmoi vizitën në SHBA, konkretisht në Teksas, ku sipas tij pritet të marrë pjesë...
Burimi:
zeri.ai