Berisha drejt SHBA-së, Shehi: U bë mirë për të, por nuk ndryshon situatën politike të PD-së
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Sali Berishës dhe vizitën e tij në SHBA, duke e konsideruar heqjen e “non grata”-s një zhvillim pozitiv për Berishën, por jo një zgjidhje për problemet e opozitës. I ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Shehi tha se Berishës “iu hoq një hall” që kishte prej vitesh, por sipas tij, kjo nuk ndryshon situatën politike të opozitës. “Për Berishën po, u bë mirë, se në fund të fundit, me moshën që ka dhe me historinë politike që ka, iu hoq një hall që kishte atje. Po unë them që kjo nuk bie”, u shpreh Shehi. Sipas tij, Berisha nuk mund ta përdorë më çështjen e “non grata”-s si justifikim...
Burimi:
javanews.al