Berisha dhe Amerika, një përplasje që s’mbyllet/ Ngjela: Viza ishte vizë e trashë për Saliun

Berisha dhe Amerika, një përplasje që s’mbyllet/ Ngjela: Viza ishte vizë e trashë për Saliun

Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara rikthen në qendër të debatit politik statusin e tij “non grata” dhe marrëdhënien e kreut të Partisë Demokratike me Uashingtonin. Avokati Spartak Ngjela thotë se marrja e një vize për të udhëtuar drejt SHBA-së nuk ndryshon, sipas tij, statusin që Berisha mban prej vitesh. Ngjela akuzon Partinë Demokratike se ka ndërtuar një narrativë të ekzagjeruar rreth vizitës, duke e paraqitur atë, sipas tij, sikur Berisha ishte ftuar nga presidenti amerikan. “Berisha shkoi në SHBA se i dhanë vizë. Kaq ishte!”, deklaroi Ngjela, duke ngritur pikëpyetjen se kush e priti dhe në çfarë niveli u zhvilluan takimet e tij. Sipas avokatit, PD po vazhdon një politikë që ai e konsideron të nivelit të ulët dhe që, sipas tij,...