Berati, qyteti i një mbi një dritareve, 82 vjet nga çlirimi

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, 82 vjet nga çlirimi

Berati, qyteti i njohur si “një mbi një dritareve”, vijon të rrëfejë historinë e tij mijëravjeçare përmes arkitekturës, monumenteve dhe gjurmëve të bashkëjetesës kulturore e fetare. I shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, qyteti mbetet një nga dëshmitë më të çmuara të trashëgimisë historike dhe arkitekturore shqiptare. I shtrirë në të dy brigjet e lumit Osum, nën hijen e kodrës së kalasë dhe maleve përreth, Berati ndërthur në hapësirën e tij qytetin historik me zhvillimin modern urban. Qendra e vjetër përfshin lagjet Mangalem, Goricë dhe Kala, të cilat kanë ruajtur ndër shekuj strukturën tradicionale të banimit, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë karakteristike të vendosura njëra mbi tjetrën në shpatet e kodrave. Pikërisht kjo pamje arkitekturore i ka dhënë Beratit emërtimin e...