Berati drejt protestës në Tiranë, Hasimetaj: Jemi nisur për të rrëzuar këtë regjim
Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së sotme. Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, deklaron se synimi është rrëzimi i qeverisë, ndërsa deputeti Zija Ismaili shpreh mbështetjen për kauzën e studentëve. Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur që prej orëve të mëngjesit drejt Tiranës, në mbështetje të protestës studentore. Krahas degës së Partisë Demokratike në Berat, nisje të shumta janë regjistruar edhe nga degët e PD-së në Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Poliçan. Demokratët janë organizuar në grupe, duke udhëtuar me automjete private dhe në orare të ndryshme. Disa prej tyre janë nisur që mbrëmjen e kaluar. Kjo mënyrë organizimi është përdorur për të shmangur pengesat në rrugë nga forcat e policisë. Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj,...
Burimi:
syri.net