Berat/ Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë në vendngjarje

Berat/ Makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, ndërron jetë në vendngjarje

Një person ka ndërruar jetë përgjatë aksit Berat–Dimal, në fshatin Moravë, teksa udhëtonte me biçikletë. Shtetasi me inicialet, J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 63-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i...