Benet Beci: Regjistrimet në Universitetin e Shkodrës, ftesë të rinjve për të studiuar në qytet

Benet Beci: Regjistrimet në Universitetin e Shkodrës, ftesë të rinjve për të studiuar në qytet

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Blerta Dragusha, ku është njohur me të dhënat e reja sa i përket regjistrimeve për vitin e ri akademik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci bëri me dije se regjistrimet në Universitetin e Shkodrës janë në rritje, ndërsa u ka bërë një ftesë të rinjve që të zgjedhin universitetin e qytetit për të vijuar studimet e larta. Postimi i plotë: Me kënaqësi zhvillova një takim me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Blerta Dragusha, ku u njoha me shifrat në rritje të regjistrimeve për vitin e ri akademik. Ftesa ime për çdo të ri është të zgjedhë Universitetin e Shkodrës për të vijuar studimet dhe...