Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në Kotor, pas një incidenti të ndodhur gjatë një ekskursioni në Malin e Zi. Nxënësit, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë dhe më pas janë lënë të lirë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Gjatë rrugës, ata janë përfshirë në një konflikt me një grua të moshuar vendase, e cila i kishte pyetur se nga vinin. Në përgjigje, gjimnazistët kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës dhe kanë qeshur. Sipas raportimeve, e moshuara më pas ka goditur me shuplakë njërin prej nxënësve, duke bërë që situata të tensionohej. Gruaja ka njoftuar policinë, duke pretenduar se ishte ndier e...
Burimi:
kohajone.com