Ben Whittaker qëndron i pamposhtur, mposht Wallace dhe mbron titullin kampion bote

Ben Whittaker qëndron i pamposhtur, mposht Wallace dhe mbron titullin kampion bote

Boksieri britanik Ben Whittaker mbrojti titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 91kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Conor Wallace të Irlandës së Veriut. Britanikut (13 fitore, 1 barazim) iu desh të rezistonte me mundim gjatë një raundi të fundit tejet të vështirë, për të siguruar fitoren me pikë ndaj Conor Wallace. Të tri gjyqtarët e ringut i dhanë atij fitoren: 117-111, 116-112 dhe 115-113. Wallace (17 fitore, 2 humbje) e tronditi rëndë Whittaker në raundin e 12-të dhe të fundit. Ai e bëri britanikun të humbiste ekuilibrin dhe të hidhej për ta kapur kundërshtarin në përpjekje për ta ndalur aksionin (clinch). Kjo bëri që Whittaker të rrëshqiste dhe të binte në dyshemenë e ringut tri herë, por gjyqtari nuk...