Bekim Sejdiu tërhiqet nga gara për president: Mungoi mbështetja parlamentare
Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke e lidhur vendimin me mungesën e mbështetjes së nevojshme në Kuvend dhe përplasjet politike që kanë shoqëruar procesin. Në një reagim të publikuar të hënën, Sejdiu ka treguar se rreth dy javë më parë ishte kontaktuar nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte ftuar në një takim me delegacionet e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, në këtë takim ishte bërë e ditur se pas një serie bisedimesh, dy partitë kishin arritur një dakordësi që ai të propozohej si kandidat jopartiak për postin e presidentit. Sejdiu tha se e kishte pranuar kandidaturën për shkak të situatës së vështirë institucionale dhe nevojës për të kontribuar në zhbllokimin e krizës politike....
Burimi:
ntv.al