Begaj pret Von der Leye: Shqipëria vendos objektivin, kapitujt deri në 2027

Begaj pret Von der Leye: Shqipëria vendos objektivin, kapitujt deri në 2027

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me bisedën që u përqendrua te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, reformat dhe bashkëpunimi rajonal. Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik i vendit. Sipas Begajt, procesi i integrimit përbën edhe një proces transformues për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Ai vlerësoi se Shqipëria ka bërë përparim në procesin negociues, ndërsa përmendi Planin e Rritjes, përfshirjen në SEPA dhe programin EU4Schools si shembuj konkretë të përfitimeve të këtij procesi. Presidenti theksoi se ambicia e Shqipërisë është të ruajë ritmin e reformave dhe të vijojë përparimin drejt...