Begaj pret ambasadorin e ri amerikan: Forcim i partneritetit strategjik me SHBA

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan: Forcim i partneritetit strategjik me SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj pranoi zyrtarisht Letrat Kredenciale të Ambasadorit Wendt dhe i uroi suksese në ushtrimin e detyrës së tij në Shqipëri. Në takim, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, në përputhje me përparësitë e politikës së jashtme të vendit dhe përgjegjësitë që burojnë nga partneriteti i ngushtë mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, u...