Begaj njofton nisjen e konsultimeve për Zgjedhjet Lokale, ja kur do të mbahen

Begaj njofton nisjen e konsultimeve për Zgjedhjet Lokale, ja kur do të mbahen

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson gazetari Muhamed Veliu. Top Channel ka parë një prej ftesave, përmes së cilës kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve. Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, destinacion i zgjedhur nga presidenti. Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës. Zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar.