Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale, Bardhi: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit në vend që të mbrojë institucionin që përfaqëson
Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të ashpra pas njoftimit të Presidentit Bajram Begaj se do të nisë konsultimet me palët politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Në reagimin e tij, Bardhi e cilëson procesin si një “teatër politik”, duke akuzuar kreun e shtetit se nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe se po i shërben kryeministrit Edi Rama. Ai thekson se, në kushtet kur qytetarët po kërkojnë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Presidenti duhet të reagojë ndaj shqetësimeve të tyre. “Sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. E përbuz me neveri...
Burimi:
ntv.al