Begaj firmosi hartën e re territoriale me 46 bashki, Mazniku tregon planet e reja!
Konsensusin që socialistët nuk e gjetën te demokratët, te Presidenti e kishin gati. Bajram Begaj nuk i prishi planet e mazhorancës, as për ditën e zgjedhjeve dhe as për hartën e re me 46 bashki. Një ditë pasi dekretoi 9 majin si ditë votimesh, Begaj dha bekimin e tij për ndarjen e re territoriale të vendit, e cila u miratua pa opozitën në Kuvend. Kreu i shtetit e firmosi shkrirjen e 15 bashkive pa shumë zhurmë, duke mos e njoftuar publikisht dekretin, por thjesht duke e publikuar atë në kategorinë e dekreteve në faqen zyrtare. Paralelisht, socialistët kanë vijuar me projektin e tyre, duke ringritur Komisionin për Reformën Territoriale me shumicë anëtarësh, për të vijuar punën për kompetencat, financat dhe rajonizimin. “Ne themi: bashkia ka...
Burimi:
javanews.al