Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane
Bajram Begaj, dhe homologu i tij italian, Sergio Mattarella, kanë pritur së bashku në Pallatin Quirinale kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali. Gjatë takimit, Begaj vlerësoi lidhjet historike dhe vëllazërore mes dy popujve, duke e cilësuar komunitetin arbëresh si dëshmi të gjallë të miqësisë shqiptaro-italiane. “Miqësitë mes shteteve mund të ndërtohen nga interesat e përbashkëta, ndërsa vëllazëria lind nga historia, nga kujtesa, lind nga lidhjet njerëzore. Ju, të dashur arbëreshë, jeni themeli i kësaj vëllazërie”, u shpreh kreu i shtetit, duke theksuar se arbëreshët kanë ruajtur për më shumë se pesë shekuj gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar. Begaj falënderoi Presidentin Mattarella për organizimin e këtij takimi, ndërsa e cilësoi Italinë një aleate të besueshme, partnere strategjike dhe mbështetëse të rëndësishme të integrimit evropian...
Burimi:
javanews.al