Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur fjalim në Marshin për Lirinë. Ai ka thënë se nga sheshi i Prishtinës, iu bëhet thirrje atyre që marrin vendimin se duhet të mendojnë për pasojat para se të vendosin më 16 shtator. “Sot në këtë shesh po e shoh Kosovën. Po i shoh njerëzit që e kanë mbajtë gjallë këtë vend në ditët më të vështira. Po i shoh veteranët që ende i kanë plagët e luftës në trupin e tyre. Po e shoh një brez të tërë që nuk e mori lirinë si dhuratë”, ka deklaruar Hamza. “Sot kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron, UÇK’në”, ka shtuar ai. “Kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret, po e pret drejtësinë...