BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

ChatGPT do t’u nënshtrohet rregullave më të ashpra të Bashkimit Europian, pasi Komisioni Europian e përfshiu në listën e shërbimeve digjitale me ndikim shumë të madh. Ky është rasti i parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën këtë nivel mbikëqyrjeje. Në të njëjtën listë u shtuan edhe forumi Reddit dhe platforma e lojërave Roblox. Vendimi zbatohet për platformat që kanë më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në muaj brenda 27 vendeve të Bashkimit Europian. Të tria kompanitë kanë katër muaj kohë për të përmbushur detyrimet shtesë që burojnë nga Akti i Shërbimeve Digjitale. Ato duhet të vlerësojnë dhe të kufizojnë rreziqet sistemike të krijuara nga shërbimet dhe algoritmet e tyre. Kontrolli do të përfshijë përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme, ndikimin negativ te...