BE shtyn përpara marrëveshjen me Kanadanë për tregti të lirë dhe të ndershme

BE shtyn përpara marrëveshjen me Kanadanë për tregti të lirë dhe të ndershme

Sado e vështirë që mund të jetë situata globale aktualisht për evropianët për shkak të çmimeve të larta të energjisë, luftës në Ukrainë, ekonomisë së ngadaltë apo tensioneve me SHBA-në, Kinën dhe Rusinë, marrëdhëniet midis shteteve anëtare të BE-së dhe Kanadasë duken idilike për momentin. Kjo atmosferë pozitive sigurisht që reflektohet në samitin vjetor BE-Kanada, i cili fillon të enjten në Montreal të Kanadasë. Atje, do të farkëtohet "një aleancë për të ardhmen", tha me entuziazëm Presidenti i përhershëm i Këshillit Evropian, António Costa, edhe para nisjes së tij përtej Atlantikut. Ai përfaqëson Bashkimin Evropian së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Delegacioni kanadez kryesohet nga Kryeministri Mark Carney. I preferuari Mark Carney Që nga përballja e tij e ashpër...