BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së
Komisioni Evropian ka njoftuar se ChatGPT do t’i nënshtrohet rregullave më të rrepta të Bashkimit Evropian për platformat e mëdha online, në kuadër të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA). ChatGPT, së bashku me platformën e lojërave Roblox dhe rrjetin social Reddit, është përfshirë në listën e platformave dhe motorëve kryesorë të kërkimit që i nënshtrohen regjimit më të rreptë të DSA-së, pasi të trija kanë kaluar pragun prej 45 milionë përdoruesish në Bashkimin Evropian. Ky zhvillim e bën ChatGPT shërbimin e parë të Inteligjencës Artificiale (IA) që përfshihet në këtë kuadër të zgjeruar rregullator të BE-së. Sipas të dhënave të publikuara nga kompanitë, funksioni i kërkimit i ChatGPT kishte mesatarisht rreth 159 milionë përdorues aktivë mujorë në BE gjatë gjashtë muajve që përfunduan në mars...
Burimi:
javanews.al