BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

Me objektivin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030, mazhoranca qeverisëse nxiton nismat ligjore që të plotësojë kushtet, të paktën në letër. Madje, për këto, në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni, bashkëpunim iu kërkua edhe opozitës. Një nga ndryshimet më të diskutuara ka të bëjë me projektligjin për Bankën e Shqipërisë, dokument në të cilin synohet t’i jepet imunitet Guvernatorit dhe zëvendësguvernatorëve të tij. Gjithashtu, një tjetër dokument i rëndësishëm ka të bëjë me prokurimet publike, të cilat qeveria mendon se mund të funksionojnë me inteligjencën artificiale. Dhe, për sa i përket AI-së, mazhoranca synon ta shtrijë edhe në sektorë të tjerë, si në rastin e digjitalizimit dhe komunikimeve elektronike, apo deri në përpilimin e një ligji të veçantë për harmonizimin...