BE propozon krijimin e Fondit të Solidaritetit për Migracionin, Greqia, Italia dhe Spanja përfitojnë nga ndihma

BE propozon krijimin e Fondit të Solidaritetit për Migracionin, Greqia, Italia dhe Spanja përfitojnë nga ndihma

Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një Fondi të Solidaritetit për Migracionin deri në vitin 2027, me synimin për të mbështetur shtetet anëtare që përballen me flukse të larta migratore. Në mesin e vendeve të identifikuara si përfituese të mundshme të ndihmës janë Greqia, Qiproja, Italia dhe Spanja. Propozimi u prezantua në Bruksel nga Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, në kuadër të nisjes së Ciklit të dytë Vjetor të Menaxhimit të Migracionit të Bashkimit Evropian. Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, katër vendet janë nën presion migrator për shkak të numrit të lartë të mbërritjeve gjatë vitit të kaluar. Në rastin e Italisë, vëmendje e veçantë i është kushtuar mbërritjeve pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në det, ndërsa për Spanjën është përmendur...