BE planifikon akses gradual në tregun e vetëm për vendet kandidate

BE planifikon akses gradual në tregun e vetëm për vendet kandidate

Bashkimi Evropian po përgatitet t'u ofrojë vendeve kandidate akses gradual në tregun e tij të vetëm dhe programet kërkimore përpara anëtarësimit të plotë, sipas një projektpropozimi të Komisionit Evropian të siguruar nga media Politico. Propozimi parashikon “integrimin gradual” të vendeve kandidate në tregun e vetëm të BE-së, duke përfshirë lidhje më të ngushta tregtare dhe pjesëmarrje në programe kërkimore, inovative dhe industriale, ndërsa ato punojnë drejt anëtarësimit të plotë, raportoi Politico të mërkurën. “Tregu i vetëm është përparësia e parë për konvergjencën ekonomike”, thuhet në draft-rishikim, duke shtuar se integrimi i hershëm mund të forcojë zinxhirët e vlerave evropiane dhe të zvogëlojë varësitë strategjike. Dokumenti propozon një pjesëmarrje më të thellë aty ku vendet kandidate demonstrojnë harmonizim rregullator dhe kapacitet të mjaftueshëm zbatues, veçanërisht në...