BE përgatit qendrat e deportimit jashtë Unionit/ Migrantët do të transferohen në 2027
Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një model të përbashkët për krijimin e “qendrave të kthimit” jashtë territorit të BE-së, ku mund të transferohen migrantë të parregullt, të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil dhe që nuk mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi në Kopenhagë, ku morën pjesë ministrat e Brendshëm të Danimarkës, Austrisë, Gjermanisë, Holandës dhe Greqisë. Pesë shtetet synojnë që transferimet e para të migrantëve drejt një vendi partner jashtë BE-së të nisin gjatë vitit 2027. Aktualisht, negociatat vijojnë për përcaktimin e një ose më shumë shteteve partnere ku do të ngrihen këto qendra. Emrat nuk janë bërë ende zyrtarisht të ditur, ndërsa në raportimet mediatike janë përmendur Uganda dhe...
Burimi:
ntv.al