BE kundër planit izraelit për Gazën: Nuk duhet të ketë zhvendosje të detyruar!

BE kundër planit izraelit për Gazën: Nuk duhet të ketë zhvendosje të detyruar!

Bashkimi Evropian kundërshton çdo përpjekje për ndryshime demografike apo territoriale në Rripin e Gazës dhe paralajmëron se popullsia palestineze nuk duhet të zhvendoset me forcë. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, deklaroi se Bashkimi Evropian është kundër çdo zhvendosjeje të detyruar të banorëve të Gazës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me planet e përfolura izraelite për largimin e popullsisë nga Rripi i Gazës. “Nuk duhet të ketë asnjë zhvendosje të detyruar të popullsisë së Gazës”, u shpreh Wigand gjatë konferencës së përditshme për shtyp të Komisionit Evropian. Deklarata e tij vjen pas komenteve të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, lidhur me planet për largimin e banorëve nga Gaza, si dhe propozimit të ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, për atë që është...