BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

Ndërsa Shqipëria është vlerësuar nga Bashkimi Evropian si pararojë në rajon në procesin e integrimit dhe të hënën u zhvillua në Tiranë konferenca ndërparlamentare për zgjerimin, nga Brukseli njoftohet një tjetër hap pozitiv. Bashkimi Evropian po harton një plan veprimi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe tre kandidatëve të tjerë, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. Për herë të parë, Brukseli po shqyrton caktimin e datave për këto katër vende për të përfunduar fazat kryesore të bisedimeve. Sipas asaj që raporton “Politico”, e cila citon dy zyrtarë të lartë nga Komisioni Evropian, unioni po përgatit një “udhërrëfyes” të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, që parashikon një rrugë të qartë, hap pas hapi, drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për...