BE-ja i jep Ukrainës 4.89 miliardë dollarë, fondet do të përdoren për buxhetin dhe mbrojtjen
Komisioni Evropian ka disbursuar të enjten 4.36 miliardë euro për Ukrainën, në kuadër të paketës së kredisë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh, me synim përballimin e nevojave buxhetore dhe urgjencave në fushën e mbrojtjes. Sipas deklaratës së Komisionit Evropian, nga shuma totale, 3.7 miliardë euro janë ndarë për mbështetje makrofinanciare, ndërsa 658 milionë euro për komponentin e mbrojtjes. Fondet për mbrojtjen do të përdoren për prokurimin e dronëve, raketave, radarëve, sistemeve të luftës elektronike dhe municioneve për mbrojtjen ajrore. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën do të vijojë, ndërsa vendi përgatitet të përballojë dimrin e pestë që nga nisja e luftës me Rusinë. Pagesa e fundit është e dyta nga tri këstet e planifikuara për vitin...
Burimi:
syri.net