BE-ja drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, në fokus edhe AI dhe videolojërat

BE-ja drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, në fokus edhe AI dhe videolojërat

Komisioni Evropian pritet të propozojë rregulla të reja për mbrojtjen e fëmijëve në internet, përfshirë kufizimin e krijimit të llogarive në rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç pa miratimin e prindërve. Propozimi, i njohur si “EU Kids Act”, synon gjithashtu t’i detyrojë kompanitë teknologjike që sigurinë e fëmijëve ta marrin parasysh që në fazën e dizajnimit të shërbimeve të tyre. Sipas një dokumenti konfidencial të siguruar nga Euronews, propozimi pritet të publikohet të enjten, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet ta prezantojë paraprakisht nismën gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian. Rregullat do të prekin platforma të mëdha si Instagram, TikTok dhe YouTube, por drafti ka një fushë më të gjerë dhe përfshin edhe videolojërat,...