BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

Vendet e Bashkimit Evropian humbin çdo vit rreth 60 miliardë euro të ardhura nga tatimet, për shkak të transferimit të fitimeve të kompanive shumëkombëshe në parajsa fiskale, ku normat tatimore janë më të ulëta. Sipas një analize të organizatës Tax Justice Network, këto praktika u mundësojnë korporatave të mëdha të deklarojnë fitimet në juridiksione me tatime të favorshme, në vendet ku zhvillojnë realisht aktivitetin e tyre ekonomik. Franca dhe Gjermania janë vendet që pësojnë humbjet më të mëdha. Franca humb rreth 13.1 miliardë euro në vit, ndërsa Gjermania 11.8 miliardë euro. Së bashku, këto dy shtete përbëjnë 42 për qind të humbjeve të përgjithshme të Bashkimit Evropian. Humbje të konsiderueshme regjistrojnë edhe Spanja, me 4.8 miliardë euro, Polonia me 4.7 miliardë dhe Belgjika me 4.1...