BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin
Komisioni Europian paralajmëroi hapur Serbinë se zhvillimet e fundit politike në vend do të merren parasysh kur të shqyrtohet mundësia e vazhdimit të negociatave për anëtarësimin e saj në bllokun europian. Paralajmërimi vjen pas vendimit të autoriteteve serbe për t`i rezervuar një funeral me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladicit, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin u shpreh: “Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që kemi parë”. Për vite me radhë, Komisioni Europian ka mbështetur avancimin e negociatave të anëtarësimit...
Burimi:
javanews.al