BE akordon 710 milionë euro për krizat globale, pjesa më e madhe për Afrikën
Bashkimi Evropian do të akordojë 710 milionë euro për të ndihmuar njerëzit e prekur nga krizat, fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet, me pjesën më të madhe të fondeve që do të shkojë për komunitetet në Afrikë. Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Konfliktet, fenomenet ekstreme të motit dhe rritja e kostos së jetesës po përmbysin jetën e shumë njerëzve në mbarë botën”, deklaroi von der Leyen. Sipas saj, përmes kësaj ndihme do të mbështeten komunitetet e zhvendosura në të gjithë Afrikën, si dhe komunitetet që i kanë strehuar ato. Në Afrikën Subsahariane, BE-ja do të investojë rreth 380 milionë euro për financimin e...
Burimi:
syri.net