BBC: Dy të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur

BBC: Dy të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur

Persona të armatosur i vunë flakën automjeteve ndërsa iknin nga vendi i ngjarjes së të shtënave masive në një bar pranë Johanesburgut. Njëzet e shtatë persona janë vrarë në dy të shtëna masive të ndodhura me vetëm pak orë diferencë në Afrikën e Jugut, në një tjetër episod të rëndë të dhunës me armë që ka tronditur vendin.Shtatëmbëdhjetë persona u vranë të shtunën në mbrëmje, kur tetë persona të armatosur hapën zjarr në një bar pranë Johanesburgut. Pesëmbëdhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur.Në një incident të veçantë, në orët e para të mëngjesit të së dielës, dhjetë persona u vranë jashtë një lokali argëtimi në një lagje pranë Cape Town, ndërsa 11 të tjerë u plagosën.Afrika e Jugut përballet prej vitesh me nivele të...