Bayern rrezikon të jetë pa Kompany në stol, flet zv.trajneri: Jemi në komunikim, mund të ndihmojë edhe nga divani
Ndihmës-trajneri i Bayern Munich, Aaron Danks, ka dhënë sot një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Vincent Kompany, pak orë para përballjes me Arsenal në Champions League. Ai shprehet se nuk e di nëse trajneri belg do të jetë në stol në ndeshjen e sotme. Belgu, i cili mungoi në stërvitje dhe në konferencën për shtyp të martën për shkak të sëmundjes, është prekur nga një virus që i ka prekur këmbët. “Është e vështirë të thuhet. Virusi i ka prekur këmbët në momente të caktuara dhe ai ka ndjerë dhimbje aty”, tha Danks. “Është thjesht një virus. Mjekët dhe ekspertët dinë shumë më tepër se unë. Gjëja më e rëndësishme është që ai të pushojë dhe të marrë kohën që i nevojitet, pavarësisht se sa...
Burimi:
telesport.al